Në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ(, është bërë e ditur se janë alokuar mjetet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Këta të fundit kanë miratuar vetëm 393 mijë euro, nga 491 mijë sa kishte kërkuar KQZ-ja. Ndërkaq 98 mijë euro për kompensim për orët shtese të punës nuk janë aprovuar nga MF-ja.
Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ky institucion ka nevojë që të ketë një auditor.
“Kemi mbajtur takim me Këshillin për Buxhet dhe Financa dhe kemi shqyrtuar raportin vjetor për vitin 2019. Dua të ju njoftoj se për shkak që përbërja nuk ka qenë e plotë, sekretariati ka pa vërejtje sepse nuk ishin të kompletuar. Kjo është vetëm në aspektin formal dhe ne e kemi shqyrtuar dhe raporti vjetor i ka të gjitha kërkesat që i parasheh ligji për financa”.
“Këshilli rekomandon që të procedohet dhe të shkojë në qeveri. Ne duhet ta bëjmë një kompani të auditimit që të na lajmërohet dhe të vjen, kurse të sakta janë këto konstatime që i tha Kurteshi. Tash edhe këto që i keni ne duhet ta shohim se çka na sjell auditori sepse aty ka me pas vërejtje nga auditori”, tha ai.
E kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se për shkak të vakuumit institucional kanë qenë të pamundura shqyrtimet e auditorit.
“Sa i përket rekomandimeve e vërtetë që kemi por KQZ ka pasur një vakum institucional dhe na kanë mbetur disa rekomandime të auditorit sepse s’ka pasur KQZ-ja”.
“Tashmë aty janë marrë vendimi që personat që nuk janë më pjesë e KQZ të largohen nga sistemi i pagave”, ka thënë ajo.
Gjithashtu aty janë votuar edhe zëvendësimi i disa asamblistëve me asamblist të e rinj në disa komuna.