Ministria e FSK-së i jep tender kompanisë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 08:21 | Nga

Tender gjysmë milioni më shtrenjtë dhe mbi vlerën e parashikuar të kontratës i ka dhënë Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) njërit prej ofertuesve, për furnizim me municion për nevojat e FSK-së. Këtë e ka bërë duke e eliminuar nga gara operatorin ekonomik, i cili e kishte ofertën për 422 mijë euro më të lirë, shkruan sot Koha Ditore.

E në gjithë këtë proces Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, ka vërejtur shkelje ligjore, përkatësisht të disa neneve të Ligjit për prokurim publik. Për rrjedhojë, OSHP-ja e ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës dhe e ka kthyer procesin në rivlerësim.

Ministria e FSK-së kishte zgjedhur fitues poligonin e shenjëtarisë “Katana”, i cili kishte ofruar çmimin në shumë 2.321.000 euro, duke e eliminuar operatorin tjetër ekonomik, “Lenti & Fiocchi Munizioni S.P.A”, i cili kishte ofertuar me çmim prej 1.899.000 euro. Për më tepër, çmimi i ofertuesit të cilin e ka përzgjedhur Ministria ishte për 99 mijë euro më i lartë sesa vlera e parashikuar e kontratës, e cila ishte 2.222.000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme