Ministria e Infrastrukturës, ngrit cilësinë e aftësimit të ligjëruesve profesional për patentë shoferë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 15:22 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit.

Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit.

Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet.

Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Të ngjashme