Ministrja Haxhiu falënderoi zyrtarët korrektues për punën e kryer deri më tani

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministrin, Blerim Sallahu dhe zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, kanë pritur në takim falënderues zyrtarët korrektues të cilët me angazhimin dhe punën e tyre të jashtëzakonshme, kanë arritur të parandalojnë vetëvarjet e të burgosurve dhe parandalimin e futjes së gjësendeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese.

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu tha se vetëvarjet dhe kontrabanda janë dukuri negative, me të cilat secili prej jush jeni ballafaquar gjatë kryerjes së detyrës, ku sot falë jush shumë të burgosur janë në jetë dhe shumë keqpërdorues të pozitës zyrtare dhe persona të cilët kanë tentuar të fusin gjëra të palejuara brenda institucioneve korrektuese janë ndëshkuar, për çka edhe i falënderoi.

Në fund të takimit, ministrja Haxhiu kërkoi nga të gjithë zyrtarët korrektues që të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre duke u bazua në profesionalizëm, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.

“Për punë të mira si këto, do ta keni edhe mbështetjen time dhe uroj që të bëni më të mirën për SHKK-në, dhe kështu ne na mbetet që bashkërisht ta kthejmë dinjitetin e SHKK-së”, tha ministrja Haxhiu.

Të ngjashme