Ministrja Reshitaj takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 15:37 | Nga

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Uashington, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe nga gra ambasadore dhe lidere të botës.

Në takim me zëvendëssekretaren e Shtetit Amerikan, Judith Garber dhe kabinetin e saj, Reshitaj falënderoi për ndihmën që SHBA-ja ka dhënë dhe po jep për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Reshitaj u shpreh se gjeneratat e reja në Kosovë po rriten me ndjenjën e respektit dhe të miqësisë për popullin amerikan.
“Duke qenë të vetëdijshëm për konfliktet e vazhdueshme ndërmjet popujve të Ballkanit në shekullin e kaluar, ne besojmë se tani është koha për të ecur përpara dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme, e pikërisht besimi dhe paqja midis kombeve mund të ndërtohen edhe përmes diplomacisë dhe projekteve të përbashkëta mjedisore.

Unë kam takuar ministrat e mjedisit të shteteve fqinjë dhe kam propozuar projekte të përbashkëta mjedisore pasi që përtej dallimeve etnike e fetare mjedisi nuk njeh kufij”, tha nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Të ngjashme