Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere janë votuar dy marrëveshje ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.
Marrëveshja e parë ndërmjet ishte ajo ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, si dhe marrëveshja në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i këtij Komisioni, Avdullah Hoti, akuzoi pozitën duke shtuar se në kohën kur VV-ja ka qenë në opozitë, në vitin 2006 nuk ka dashur që t’i votojë këto dy marrëveshje.
Sipas tij, këto kanë qenë marrëveshjet e para të Kosovës dhe BE-së.
“Këto dy marrëveshje burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e nënshkruar në vitin 2006 të cilën ju, e subjekti juaj nuk e ka votuar. Marrëveshjen e parë kontraktuale e shtetit të Kosovës me BE-në nuk e keni votuar për ratifikim në Kuvend. E tash po i shihni benifitet e këtyre”, tha Hoti.
Gjithashtu në Komision me 6 vota për dhe një apstenim është miratuar Projektligji e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.
LEXONI EDHE: