Miratohet rregullorja për burimet e ripërtërishme të energjisë, Lluka thotë se ndikon në rritjen e investimeve

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 12:34 | Nga Valbona Bytyqi

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt rregulloren për One StopShop për burimet e ripërtërishme të Energjisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se duke marr parasysh rëndësinë e posaçme për plotësimin e kritereve për shtetet jo anëtarë rregullorja është sjellë për miratim në Qeveri.

“Dispozitat e kësaj rregullore zbatohen në të gjitha kornizat e tjera të përfshira. Duke marr parasysh rëndësinë e posaçme për plotësimin e kritereve për shtetet jo anëtarë kemi konsideruar të rëndësisë së veçantë që kjo të miratohet në Qeveri”.

“Do të jeni derë e hapur informuese dhe koordinuese për investuesit për investimet e fushës së burimeve të ripërtritshme të energjisë.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme