Miss Ukrainës 2018 i merret kurora pasi e zbulojnë se është nënë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Modelja Veronika Didusenko, u kurorëzua ditë më parë si Miss Ukraina 2018-të, por titulli i saj iu mor prapë kur organizatorët e kuptuan se ajo ishte nënë e divorcuar.

Të jesh një nënë dhe të jesh e martuar janë të dyja kundër rregullave të konkursit, njofton Klan Kosova.

Sipas Didusenkos, rregullat duhet të ndryshojnë.

”Ne shekullin 21 kriteret janë aq diskriminuese”, thotë ajo për BBC.

”Ato u shkruan në vitin 1951, 70 vjet më parë kur dhe segregacioni racial ishte një normë”, shprehet ukrainasja.

Pas kurorëzimit të saj si Miss Ukraina, u zbulua se modelja ishte divorcuar dhe është nëna e një djali katërvjeçar me emrin Aleksandër, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme