Kanë filluar homazhet për nderimin e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.
Në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe. Homazhe ka bërë edhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati me bashkëpunëtorë si dhe qytetarë të shumtë.
Rexhepi do të varroset në orën 16 e 30 në Shipol të Mitrovicës me ceremoni shtetërore. Sot janë bërë homazhe edhe në Prishtinë dhe është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të tij.