Mitrovica përkujton Artim Jasharin

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 13:39 | Nga

Në 20-vjetorin e rënies heroike, dëshmori Artim Jashari u nderua nga Komuna e Mitrovicës, familjarë, miq e qytetarë dhe shoqata të dala nga lufta.

Në akademinë përkujtimore, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me stafin e tij, të shoqëruar nga anëtarët e familjes së dëshmorit, kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol dhe tek përmendorja e Artimit, ku është vrarë nga policia serbe.

Artim Jashari  u kujtua se si e sulmoi me armë zjarri  një patrullë policore serbe, i shtyrë nga sjellja kriminale tyre që po i terrorizonte shqiptarët në vitin 1998, ku edhe i vrau tre policë serb si dhe mbeti i plagosur edhe vet, ndërkaq në vendin ku edhe është ngritur lapidari ai ka ndërruar jetë.

“Jemi krenarë që falë gjakut të dëshmorëve dhe kontributit maksimal të tyre jemi të lirë të qeverisim për një të ardhme më të mirë”.

“Ata që na sollën këtu ne asnjëherë nuk guxojmë t’i harrojmë, madje as familjarët dhe as bashkëluftëtarët e tyre. Do t’u jemi mirënjohës”, deklaroi Bahtiri.

Ai më tutje e lavdëroi Artimin, duke thënë se ishte djalë i zoti nga një familje e madhe dhe me peshe, si dhe që ata si institucion e kanë për obligim që të mos i harrojnë asnjëherë, duke e ftuar edhe gjithë spektrin politik që të veprojnë me të njëjtin ideal dhe ta qojnë Kosovën përpara duke i lënë anash inatet partiake, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme