Në Mitrovicë është arrestuar një i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të prehtë që dyshohet të jetë thikë, dy persona tjerë.
Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lidhur me rastin Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar mjetin e dyshuar-thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.