Mobilizimi i grave, kontribut për fitoren e fuqishme të Fillimit të Ri

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 14:13 | Nga

Autobusi Fillimi i Ri, ndaloi në Degën e Gruas Demokratike, në Kastriot dhe Fushë Kosovë. Takimeve që u zhvilluan te enjten me gratë e Degëve në këto dy komuna, u priu Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së.

Në takime u theksua se gratë, me mobilizimin e tyre, po i kontribuojnë fitores madhështore të Fillimit të Ri, të koalicionit të fitores që i prin PDK, më 11 Qershor.

“Gratë duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur, duke votuar liderin tonë, Kadri Veselin dhe kandidatët e Partisë Demokratike, sepse është zgjidhje për të ardhmen e gruas, fuqizimit të saj dhe marrjes së përgjegjësisë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, tha Brovina.

Në takimin në Fushë Kosovë, morën pjesë edhe gratë e Qendrës për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës të cilat ofruan përkrahje të plotë për platformën Fillimi i Ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme