Mobilizohen për parandalimin e futjes së drogave në shkolla

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në  Ministrinë  e  Punëve të Brendshme  u mbajt takim i grupit Punues i Strategjisë Kundër Narkotikëve. Me këtë rast  u raportua për të arriturat në implementimin e Strategjisë dhe bashkëpunimin e autoriteteve të vendit në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra njëherit Koordinator Nacional për Strategjinë Kombëtare të Republikës  së Kosovës Kundër Narkotikëve, vuri theks të veçantë në rëndësinë e politikës së parandalimit të kësaj dukurie përmes edukimit, pa u kufizuar edhe në rolin e mekanizmave tjerë vendor për të minimizuar pasojat nga drogat,  si dhe duke vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin me komunitetin.

Ndër pikat e rëndësishme që u diskutua në këtë takim ishte edhe kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.RamushHaradinaj për marrjen e masave për  parandalimin e futjes së drogave në shkolla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme