Mocioni për shkarkimin e zv.kryeministrit Gashi nuk kalon

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 16:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mocioni për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, nuk ka kaluar pas votimit në Kuvend.

Mocioni u votua nga 99 deputetë, prej të cilëve 36 votuan për, 49 votuan kundër dhe tre të tjerë abstenuan, raporton Ekonomia Online.

Interpelanca për shkarkimin e tij është thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së, gjegjësisht deputeti Armend Zemaj ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Gashit për gjuajtjen me armë në odën e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, pas lirimit nga akuzat për korrupsion në rastin e njohur si MTPT.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas kërkesës për shkarkimin e Gashit tha se është ende herët të marrë masa, ngaqë personat e përfshirë në rastin e gjuajtjes me armë janë në procedurë gjyqësore.

Po ashtu Haradinaj ka theksuar se gjuajta me armë nuk është e hijshme, por ka mbetur si traditë.

“Nuk është e hijshme me gjuajt me armë, por disa tradita nuk janë zhdukur”.

Të ngjashme