Juventusi arriti ta mposht Interin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 2-1. Kjo fitore i dha ‘Zonjës së Vjetër’ pozitën e parë në renditje.
Një tjetër derbi që ishte mes këtyre dy klubeve, ishte në verë për transferimin e Romelu Lukakut, që përfundoi te Interi.
U fol shumë se Interi e mposhti Juventusin, në garën për të marrë një nga sulmuesit që pritej të ishte një nga më të mirët në Itali.
Pas derbit ka folur ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, i cili i ka thumbuar drejtuesi e zikaltërve për sulmuesin belg.
“Goditja më e madhe e Juventusit këtë verë ishte që nuk e transferoi Lukakun. Gjatë verës kishte disa thashetheme se belgu mund të kalonte te Juve, ndërsa Higuain te Interi”.
“Tani të gjithë e kanë kuptuar se kush ka dalë i fituar nga kjo. Juventusi i mposhti ata brenda në ‘San Siro’, duke fituar pikërisht me një gol të Higuainit. Ata me siguri e kanë kuptuar se rruga për të garuar si të barabartë me bardhezinjtë, është ende shumë e gjatë”, ka thënë Moggi.