Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, ftoi LDK-në dhe Vetëvendosjen të kthehen në seancë për t’i shfaqur në pah kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.
“Insistimi i Kadri Veselit me vazhdu thua se s’ka ndodhë asgjë e dëmton nismën për të cilën po flasim. Këtu ka dy rrugë është përgjegjësia e Flora Brovinës se çka ka bo ose është përgjegjësi e PDK-së qe se ka menaxhuar mirë deputeten. Nëse ideja e juve me i mbështetë partitë për muri se ose boni si të thojmë na ose hiç oshtë gabim. Rrugën si ti si kryetari Kuvendit e keni gabim. Nuk ka kuptim se si po sillemi dhe çka po boni. I ftoj LDK-në dhe Vetëvendosjen që të kthehen në seancë dhe me i qitë në pah kërkesat tona”, tha Molliqaj.
Ai pati edhe 3 propozime.
“Propozoj që PDK ose vetë ose Flora Brovina vetë duhet të marrin përgjegjësi për këtë punë dhe e dyta është që Kuvendi i Kosovës duhet të distancohet nga këto qëndrime që janë bë këtu. LDK dhe VV nuk guxojnë për interesa të tyre me e lëshu këtë seancë dhe mos me pranu që në Kosovë të ketë kërkesa për drejtësi”, tha ai, raporton EO.