Molliqaj: U rrëzua një mur për t’u ndërtuar një tjetër

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 13:15 | Nga

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se muri në veri nuk po rrënohet dhe këtë e dëshmon se më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër.

“Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë”

Mollqiaj ka shtuar se “muri nuk po rrënohet, por vetëm po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak”, raporton Insajderi.

Ai ka thënë se arsyeja pse po rrënohet muri është nga presioni publik që i është bërë qeverisë duke theksuar se me këtë qeveria e Kosovës fiton poenë.

“Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh. Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur. Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit”, ka thënë Molliqaj.

Gjatë ditës së djeshme Molliqaj ka thënë se qeveria po mashtron dhe se muri nuk do të rrënohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme