Momenti kur pushuesit e nxjerrin në breg me varkë 26 vjeçarin e mbytur në det

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në një video të siguruar nga Top Channel shihen pushues të shumtë të cilët janë munduar t’i vijnë në ndihmë të riut duke e nxjerrë në breg me anë të një varke, por pa mundur ta shpëtojnë të gjallë.

Të ngjashme