Morena Taraku pozon joshëse nga palestra, thekson format në veshje sportive

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare dhe kjo falë linjave të përkryera që ka, e për të cilat kujdeset në maksimum.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur një pjesë të mirë të ditës ia kushton palestrës dhe shpesh herë ndan imazhe dhe postime të ndryshme nga atje.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot (e hënë), kur përmes InstaStory pozoi joshëse, duke theksuar linjat në veshje sportive.


Morena dukej në formë të mirë siç do herë tjetër, ndërsa tregoi se orët e para të mëngjesit për të nisin me ushtrime fizike.

Ndërkohë, 28-vjeçarja ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, por kohë më parë miku i saj dhe reperi i njohur, Stresi paralajmëroj se janë duke punuar për një bashkëpunim të radhës së bashku.

Ndryshe, kujtojmë që Morena prej vitesh është zhvendosur nga Prishtinë për në Stamboll, atje ku jeton dhe vepron.

Të ngjashme