Mosmarrëveshje mes Qeverisë dhe BSPK-së për pagën minimale

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 20:30 | Nga

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), ka braktisur mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social të Kosovës, në të cilën është diskutuar bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Deri tek braktisja e mbledhjes erdhi pasi që ka pasur mospajtime lidhur me pagën minimale.

Haxhi Arifi, kryetar i BSKP-së i ka thënë Gazetës Monitor se në Këshillin Ekonomik Social të Kosovës është biseduar që të përafrohen për pagën minimale në Kosovës por që një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur pasi që sipas tij disa këshilltar të ministrave nuk e kanë quar procesin deri në fund.

Arifi ka theksuar se edhe pse ky komision ka nxjerrë një raport të përpiluar për caktimin e pagës minimale ajo nuk ka gjetur përkrahjen e disa anëtarëve të ministrive.

“ Ne kemi menduar që në këtë Këshill të përafrohemi mes pagës minimale edhe pse një komision i cili ka qenë i përbërë nga tre partnerë dhe një ekspert i Ministrisë së Financave, ata kanë punuar mirë materialin për këtë çështje”, ka thënë Arifi.

Ai tutje ka treguar se, në këtë Këshill është propozuar paga minimale 250 euro ndërsa në llogaritjet e Komisionit ka dal 261 euro meqë rast procedimi deri në Qeveri nuk ka marrë përkrahje të plotë.

“ Ne në këshill u dakorduam se është punë e mirë e kryer por nisen prapë si në të kaluarën të mos veprohet por vetëm të bisedohet pa marrë hapa konkret sepse qe sa kohë po bisedojmë bashkë ku nga ky komision ka dalë përcaktimi i pagës minimale. Po ata filluar të prologojnë dhe nuk kemi më çfarë të bisedojmë, paga minimale duhet të ngritët. Ne kemi propozuar 250 euro ndërkaq komisionit i ka dal 261 euro, e tash kjo nuk po shkon tutje si proces”, ka thënë Arifi për Gazetën Monitor.

Madje Arifi thotë se disa nga natarët e Komisionit po zvarrisin punët e rritjes së pagës minimale, e që sipas tij një gjë e tillë është vonuar shumë.

Arifi ka treguar se mos marrëveshjet e tilla kanë bërë që ta ndërpresin një mbledhje të këtij Komisioni.

“ Ata në Komision kanë nisë të zvarrisin gjërat sepse ne jemi vonuar që paga minimale të caktohet dhe t’i propozohet Qeverisë. Nuk duhet të kemi problem e të vonohet ende por që disa nga ta nuk po donë të shtyhet përpara kjo çështje. Kjo ishte arsye pse e kemi lëshuar mbledhjen sepse nuk kemi më kompromis. Disa këshilltar të ministrive atu veç numër ishin dhe nuk duan që të kryhet kjo punë por ne do të ndryshojmë qasje”, ka thënë Arifi.

Ndër të tjera vetë kryeministri Isa Mustafa ka qenë i pajtimit se paga minimale në Kosovë duhet të ngritët.

Ndryshe paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011, ka mbetur e pandryshuar që nga ajo kohë.

Për gjashtë vite me radhë, paga minimale në Kosovë ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social. (Gazeta Monitor)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme