Moti sot në Shqipëri

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita e enjte do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur, kryesisht nëpër lugina.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s.

Ajo që vlen për t’u theksuar janë temperaturat në vlerat minimale të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku pothuajse i gjithë vendi do të jetë në vlera negative.

Më konkretisht:

në zonat malore -5ºC deri në 5ºC

në zonat e ulëta -2ºC deri në 14ºC

në zonat bregdetare 2ºC deri në 15ºC

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme