Mourinho i shpëton burgut për shmangie të tatimit, paguan 800 mijë euro

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 12:46 | Nga

Jose Mourinho ka paguar dëmshpërblimin prej 800 mijë eurosh.

Jose Mourinho arrin marrëveshjen me organet tatimore në Spanjë, duke shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte drejt burgut trajnerin portugez.

Sikurse njoftojnë mediat spanjolle, trajneri aktual i Manchester Unitet akuzohet se ka shmangur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit të Madridit për periudhën 2010-2013.

Falë kësaj marrëveshjeje, “Special One” do të zgjidhë përfundimisht problemet me drejtësinë spanjolle, duke paguar një gjobë prej 800 mijë eurosh. Në këtë mënyrë Mourinho largon edhe rrezikun e dënimit me 12 muaj burg, përcjell “SS”.

Nuk është hera e parë që trajneri luzitan përfundon në bankën e të akuzuarve nga autoritetet tatimore në Spanjë. Në vitin 2015 u detyrua të pagunate 4.4 milionë euro për të stabilizuar pozicionin e tij fiskal për vitet 2011 dhe 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme