MPB-ja maqedonase paralajmëron për mashtrime kompjuterike me kriptovaluta

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar për një mashtrim me kriptovaluta, teksa ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes.

Në njoftim thuhet se persona të panjohur përmes rrjeteve sociale ose adresave elektronike private targetojnë shfrytëzues nga Maqedonia dhe dërgojnë linçe deri në ueb-faqet dhe serviset në të cilat premtohet fitim i shpejtë me plotësimin e disa detyrave të cilat u jepen në nivel ditor nga vetë aplikacioni.

Mashtrimin e kryejnë në atë mënyrë që pasi personat do të regjistrohen dhe do t’i dërgojnë të dhënat e tyre personale, marrin profil shfrytëzuese përmes të cilit mund të blejnë një paketë të caktuar në varësi me mjetet të cilat si fillim janë në mundësi t’i investojnë përmes blerjes së paketave parapaguese në kriptovaluta, sipas njoftimit të MPB-së atje.

“Pasi shfrytëzuesi e fillon investimin inicial, merr disa detyra të caktuara të cilat përfshijnë vizitë të ueb-faqeve ose rishikim të videove për të cilat marrin një kompensim të caktuar, në varësi të paketës të cilën e kanë zgjedhur. Në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë qytetarë po hyjnë në tregun e kriptovalutave, por nuk posedojnë dituri të mjaftueshme ose informata se si këtë ta bëjnë në mënyrë të sigurt. Si rezultat i kësaj, gjithnjë e më të shpeshta janë mashtrimet në të cilat qytetarët mbesin pa mijëra euro dhe kriptovaluta”.

Tutje thuhet se ekspertët rregullisht i tërheqin vërejtjen qytetarëve të kenë kujdes të mos jenë viktimë e mashtrimeve investuese. Këshillohen qytetarët, që t’i shmangen këtyre mashtrimeve, para së gjithash të jenë të kujdesshëm ndaj të gjitha ofertave të cilat premtojnë të ardhura të larta të paarsyeshme për një periudhë shumë të shkurtër- kjo është shenja e parë se bëhet fjalë për qëllime mashtruese.

Çfarë munden të bëjnë qytetarët:

• Gjithmonë të kërkojnë këshilla financiare para se të jepen të holla ose të investohen mjete;
• T’i refuzojnë thirrjet e paparalajmëruara për mundësi investimi;
• Të informohen dhe të kërkojnë këshilla financiare para se të investohen të holla ndaj ofertave të cilat premtojnë investim të sigurt, të ardhura të garantuara dhe profit të lartë;
• Nëse ndonjëherë kanë investuar në mashtrim, mashtruesit sigurisht se përsëri do ti përdorin ose do ti shesin informatat mashtruesve tjerë;
• Të kontaktojnë policinë nëse dyshojnë në diçka;
• Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale apelon te qytetarët dhe te subjektet juridike të mos i hapin linçet e dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura si shtojcë ndaj porosive të cilat nuk vijnë nga dërgues të verifikuar për ta, të mos bien pre e mashtrimeve të llojit të këtillë dhe subjektet juridik të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga soutfer potencial malicioz në pajtim me procedurat interne për sajber siguri.

Të ngjashme