Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka vërejtur se sot ka pasur disa raportime në media përkitazi me detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke raportuar se ky Komision do të bëjë vlerësimin dhe Gradimet e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Nëpërmes një komunikate për shtyp, kjo ministri sqaron “për hirë të korrektësisë dhe parimit të raportimit të drejtë dhe të saktë”, se Komisioni për Grada dhe Disiplinë, i cili themeluar me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të bëjë vlerësimin e gradimeve për shërbyesit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës, që posedojnë grada diplomatike apo konsullore nën nivelin e Ambasadorit, por jo edhe të vetë asaj të Ambasadorit, ashtu siç është raportuar.
“Në lidhje me këtë të fundit, procedurat janë të përcaktuara në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thekson MPJ.