MPMS ndihmon komunitetin RAE për punësimin profesional

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 15:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale, ka nënshkruar marrëveshje memorandumi me organizatën “Zëri romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasëve”.

Kjo marrëveshje i mundëson këtij komuniteti qasjen, regjistrimin dhe mundësinë e punësimit në tregun vendor.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale, Qazim Rrahmani, ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me këtë organizatë, pasi sipas tij, kjo mundëson informimin dhe qasjen e të rinjve të këtyre komuniteteve në qendrat e punësimit profesional.

“Ne si ministri jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më këtë organizatë, gjithashtu edhe me organizata të tjera. Sepse kjo na mundëson qasje më të mirë me të rinjtë e komuniteteve, në mënyrë që ata të informohen më lehtë dhe më mirë në punën të cilën e bëjnë qendrat e punësimit profesional”, ka thënë Rrahmani.

Kurse Isak Skenderi, drejtor i organizatës “Zëri i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve”, tha që këto komunitete vazhdojnë të mos jenë në fokus të institucioneve vendore, andaj shtoi se ka ardhur koha që të bëhet më shumë për këtë komunitet.

“Romët, ashkalinjë dhe egjiptian vazhdojnë të jenë komunitetet më të margjinalizuara, ngase papunësinë e kanë më të madhe se komunitetet e tjera. E vlerësojmë shumë gatishmërinë e kësaj ministrie për të shikuar mundësitë që të integrojnë këto komunitete në shumë fusha të punësimit profesional”, tha Skenderi.

Të dy palët thanë se kjo nuk është marrëveshja e parë dhe se një bashkëpunim të tillë do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme