MTI financon në Parkun teknologjik të Shtimes

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 15:47 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Shtimes, e cila u prit nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli.

Në këtë takim, ministrja Bajrami dhe kryetari Ismajli nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit të Parkut Teknologjik të Shtimes, i cili projekt është në fazën finale të realizimit.

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se financimi i ndërtimit të Parqeve Industriale është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si komponentë e rëndësishme e planit të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e kushteve për të bërit biznes për kompanitë nga vendi si dhe për investitorët e huaj.

Gjatë periudhës 2013 – 2015, MTI ka financuar realizimin e këtij projekti me shumën prej 350 000 euro, ndërsa sivjet ka ndarë shumën prej 68 000 euro, e cila do të përdoret për finalizimin e punëve të këtij Parku Teknologjik, i cili ka një sipërfaqe prej 10.7 hektarësh.

Ministrja Bajrami premtoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim punën në krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për afarizëm në vendin tonë duke ua mundësuar bizneseve që të rrisin performancën e tyre në të mirë të krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së ekonomisë së vendit tonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme