Mueller demanton Trumpin: Nuk ka shpëtuar akoma

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Pretendimi i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se ishte “tërësisht i liruar” nga akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale janë hedhur poshtë nga ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Mueller tha se ai nuk e ka liruar Trumpin nga drejtësia.

Në komentet e tij ka thënë se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Ish-drejtori i FBI-së tha se gjetjet dëshmojnë për ndërhyrje, por nuk mund ta akuzonin presidentin Trump, por në të njëjtën kohë as nuk mund ta lirojnë nga dyshimet.

Në total, 35 persona dhe tre kompani u akuzuan nga Mueller që lidhen drejtpërdrejt dhe indirekt me ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Asnjë anëtar i familjes Trump nuk u akuzua.

Megjithatë, Trump kritikoi performancën e Mueller dhe tha se “kjo ishte një ditë e mrekullueshme për mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme