Muharremaj: Mësimi në Suharekë po zhvillohet me standardet e kërkuara

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se procesi mësimor në këtë komunë është duke u zhvilluar normalisht.

Muharremaj më tej ka shtuar se pas vizitës në shkollën “Drita”, Gelancë, ka shtuar se mësimi po vazhdon sipas programit.

Postimi i plotë:

Në mëngjes sapo e vizitova ShFMU “Drita” në Gelancë. Procesi mësimor po vazhdon sipas programit dhe rregullave që i kanë caktuar Ministria e Arsimit dhe Institucionet Shëndetësore.

Ne gjithmonë do ta kemi kujdesin e duhur, që procesi edukativo-arsimor të zhvillohet me standardet e kërkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme