Muharremaj: Pavarësisht sfidave me pandeminë, kemi arritur t’i realizojmë projektet

Suharekë | 30 Dhj 2020 | 12:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj në konferencën e fundvit ka thënë se viti 2020 ka qenë sfidues për shkak të pandemisë Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Pavarësisht pandemisë, ai ka thënë se janë të kënaqur me punën e bërë, ku tha se të hyrat  ishin 1.5 milion euro.

“Falënderoj edhe ekipin e mjekëve dhe nuk dua ti lë anash edhe Policinë e Kosovës. Falënderimi shkon edhe për inspektor komunal. Unë falënderoj dhe qytetarët e komunës. Edhe këtë vit ne jemi të kënaqur me punën që kemi kryer. Kemi pasur problem me të hyra dhe kemi mbledhur 1.5 milion euro”.

Ai tha se është bërë punë në të gjitha drejtoritë si atë i infrastrukturës dhe kemi pasur edhe donacione. “Këtë vit janë  punuar 7 ura, trotuare parkingje. Deri tash kemi arritur të përfundojmë sistemin e ndriçimit në 38 fshatra”, tha Muharremaj.

Ai tha se kjo komunë do të dal e para sa i përket ambientit, ndërsa si sfidë për vitin e ardhshëm ka përmendur shëndetësinë.

“Do të dalim të parët edhe sa i përket ambientit. Kemi pasur sfida edhe sa i përket shkurtimeve buxhetore. Dhe do të arrijmë së shpejti të përfundojmë sheshin. Diaspora prinë në Suharekë dhe e ka ndërtuar komunën e Suharekës. Te shëndetësia do të kemi sfida sepse shumica e mjekëve kanë shkuar për specializime në Prishtinë. Për vitin e ardhshëm kemi një buxhet të mirë dhe nuk do të ketë ngecje pas kalimit të buxhetit”, tha ai.

Të ngjashme