Muharremaj u shpreh ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën në Duhël

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka konfirmuar se nga aksidenti në Duhël kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe janë lënduar dy të tjerë.

Përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga Polica është njoftuar se të vdekurit nga ky aksident janë nga dy persona nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Kreu i Suharekës, familjarëve të viktimave iu ka shprehur ngushëllime ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.

3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.

Familjarëve ju shprehim ngushëllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme