Mungesa e kuorumit pamundësoi votimin e rezolutës për termocentralin “Kosova e Re”

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 17:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuorumi ka pamundësuar votimin e rezolutës së propozuar nga Partia Socialdemokrate në lidhje me termocentralin “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Paraprakisht, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se çmimi prej 30 eurove është nën koston e prodhimit dhe nuk ka kosto të tjera financiare.

“Është me rëndësi me u kuptuar që çmimi aktual i energjisë që po e marrim këtë si shembull të blihet nga KEK-u nuk është real. Çmimi prej 30 eurove është nën kosto të prodhimit, që nuk ka amortizim, nuk ka kosto të financimit. Nuk mund të merren si modele për një projekt të ri që mund të ndodhë”, tha Lluka.

Ai mohoi se projekti do të kushtojë 5-6 miliardë euro, sipas tij, kostoja është 1.3 miliardë.

“Çdo investim që bëhet në tregun energjetik çfarëdo qoftë të gjitha futen në tarifat e energjisë. Nëse termocentrali ndërtohet prapë, Kosova do marrë kredi. Prapë ne duhet të bëjmë një tender që ka kosto në mos më të madhe. U përmend që do ti kushtoj 5-6 miliard euro nuk është e vërtetë. Asnjë produkt nuk mund të llogaritet si kosto e projektit. Kostoja është 1.3 miliard maksimalja. Kosto operative do jetë shumëfishë më e mirë, 18 euro për kilovat”, shtoi Lluka.

Ndërsa deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, tha se duhet të analizohen se sa ka kapacitete dhe sa nevojiten që të prodhohet thëngjilli.

“Për sektorin e energjisë nuk është vetëm një zgjidhje. Mendoj që kjo po bëhet qëllimisht nga Qeveria sepse kjo nuk është e vetmja mundësi. Njëra mundësi është ta analizojmë se sa kapacitete, megavat na duhen të ndërtuara që prodhohen nga thëngjilli dhe në kuadër të saj të vendosim sa të ndërtojmë”, tha Ymeri.

Të ngjashme