Mungesa e Projektligjit për markat tregtare: Bizneset e huaja s’po mund të regjistrohen në Kosovë

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektligjin për markat tregtare dhe Projektligji nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, raporton Ekonomia Online.

Të pranishmit dhanë sugjerime e vërejtje rreth këtij Projektligji. Përfaqësuesit e bizneseve patën kritika të mëdha për komisionin. E nga institucionet e Kosovës thanë se bizneseve po iu pamundësohet që markat e tyre t’i mbrojnë në shtetet e huaja pasi Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Driton Hyseni, kryetar i komisionit tha se janë plotësuar kushtet për vijimin dhe dëgjimin publik për të marr njoftimin për të cilat tha se kuvendi ka në shqyrtim për dy projektligjet e lartpërmendura.

“Do të zbatohen në kuadër të agjencisë për pronësi industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Si grup punues e kemi për detyrë t’i shqyrtojmë këto projektligje nen për nen”, tha ai.

Isa Dukaj, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Pronësi Industriale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, tha se çdo vërejtje sugjerim a propozim për këto ligje janë vetëm në funksion të zbatimin më të lehtë e të arrihet efekti.

“Këto ligje i kemi propozuar ne në pakon e lidhjeve për pronësi industriale të cilat jemi duke i ndërruar, andaj çdo vërejtje sugjerim, këshill apo propozim i juaji i mirëpresim për këto lidhje që të përmirësohen më tej dhe janë vetëm në funksion të mbarëvajtjes sa tyre”, tha ai.

Kujtesa Nezaj-Shehu, avokate si dhe përfaqësuese ligjore pranë Odës Amerikane tha se ka disa komente disa komente për ligjin për marka tregtare që janë dërguar nga Shoqatat Ndërkombëtare por që nuk janë marrë për bazë.

“Kur e shikova draft ligjin e p.sh që disa komente që i ka dërguar shoqata ndërkombëtare për marka tregtare e cila ka një reputacion, e që nuk janë marr për bazë asnjë prej tyre. Po besoj që nuk janë shkuar në adresën e duhur. E para me nenin 6 dhe 7 që janë shkaqet absolute dhe relative për një refuzim të një regjistrimi”.

Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) tha se gjatë gjithë kohës i kanë dhënë rekomandimet e tyre për plotësim ndryshimet e ligjeve.

“Ne si Kosovë e kemi pak problem për shkak se nuk jemi anëtarë i OKB-së edhe mandej çka kanë bizneset tona por dua me ngrit shqetësim është se nuk kanë të drejtë që t’i mbrojnë markat e tyre në një vend evropian por duhet të shkojmë përmes vendeve regjionale si nga Shqipëria”, tha ajo.

Ajdini tha se ka shumë biznese që aplikojnë për marka tregtare dhe që nuk i plotësojnë kriteret, por që nuk mund t’iu mohohet e drejta për të aplikuar.

“A ka problem ministria për mbikëqyrje. Ka se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e këtij ligji. Para se të votohet ky ligj duhet të sigurohen kapacitete për zbatimin e këtij ligji dhe udhëzimet administrative e të mos jenë në kundërshtim me ligjin e ri”, tha ajo.

Por Isa Dukaj, nga Agjencia për Pronësi Industriale, tha se problemin kryesor që e ka Kosova se nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, kjo po i pengon edhe bizneset e huaja të regjistrohen në Kosovë.

“Ky është problemi që e ka Kosova nuk është problem që varet nga ne, nga karrigia në Kosovë sepse nuk jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk mundemi me qenë pjesë e disa marrëveshjeve ndërkombëtare edhe kjo na cungon bizneset. Ashtu edhe pronarët e markave nga shtetet e BE-së i pengon për me ardh me u regjistru në Kosovë”, tha ai.

“Neni dy u përmend ne do ta rishikojmë ne e shohim me parlamentin që të shkoj në përmirësim të ligjit dhe ne jemi krejt të hapur. Udhëzimet administrative do të bëhen në kohë. Me staf kemi pak probleme në shqyrtimin e tyre e  po besoj që do të gjejmë zgjidhje në kuadër të qeverisë së Kosovës. Mbikëqyrjes ta cilës u përmend duhet të kuptojmë se agjencioni jonë është vetëm organ administrativ i cili i administron të drejtat e pronës industriale “

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se nëse kanë kundërshtime ato t’i sjellin në mënyrë të shkruan, e jo siç tha ai në mënyrë të përgjithshme sepse ato nuk mund të merren parasysh.

“Ti amandamentoni ju edhe në versionin e juaj dhe ne do t’ua japim hapësirë që t’i përmirësojmë dhe të bëjmë një ligj sa më të mirë të mundshëm edhe me direktivat e bashkimit evropian”, tha Lekaj.

Të ngjashme