Murtezaj diskuton me bizneset anëtare të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Në ciklin e organizimeve që Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare Nora Hasani, ka bërë me institucionet publike dhe anëtaret e saj, sot i ftuar në tryezë diskutimi me afaristë të cilët janë pjesë e OEGJK-së, ka qenë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj.

Sigurisht, temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në institucionin e ATK-së, si dhe shumë çështje të cilat janë relevante për bizneset, ku nga ana tyre pati edhe rekomandime për plotësim në disa procese. Po ashtu, u theksua se ATK ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në avancimin e shërbimeve për bizneset, të cilat sipas tyre kanë ulur dukshëm koston e shpenzimeve, por edhe atë të resurseve humane (në aspektin administrimit). Veç këtyre, pjesë e pa shmangshme e diskutimit ishin edhe vështirësitë që janë duke i hasur bizneset pas periudhës pandemike.

Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj, shtoj se ATK është gjithnjë e hapur në avokimin e shumë çështjeve, të cilat janë në funksion të dyanshëm, pasi që sipas tij, përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve janë mekanizmat kyç, të cilët më së mirë arrin ta korrektojnë punë që bënë ATK, si dhe të ofrojnë alternativa të cilat patjetër janë në harmoni me kornizat ligjore të implementushme ne Kosovë.

Drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani, vlerësoj se bashkëpunimi i ngushtë me ATK-në çdoherë ka dhënë rezultat në shumë fusha me interes të dyanshëm, andaj nga ky takim u kërkua që diskutime të këtij formati të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme