Musliu-Kurtit: Po tallesh me qytetarët – do të korrësh frustrimin, dëshpërimin e shkatërrimin e vendit

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 10:33 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti se nuk ka prezantuar plan konkret për qeverisje dhe menaxhim të mirëfilltë për vendin, ndonëse kishte premtuar një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Kritika Musliu ka edhe për qasjen e Kurtit karshi ikjes së të rinjve nga vendi, duke shtuar se qytetarët e Kosovës po bëjnë përpjekje për të mbijetuar jo për të jetuar.

Ajo në një intervistë për Ekonomia Online pohon se kreu i Qeverisë po tallet në rrjetet sociale me qytetarët karshi problemeve me të cilat ata ballafaqohen.

“Ndryshimi ka ardhur në Kosovë, por faktikisht ka ardhur ndryshimi i keq. Qytetarët e Kosovës po bëjnë përpjekje për të mbijetuar jo për të jetuar, sepse jetesa është bërë e pamundshme në këtë vend. Nëse ngrohja me energji elektrike quhet luks nga kryeministri, kalkulimet që ai i bënë vazhdimisht në rrjetet sociale, tallja që bënë me qytetarët në rrjete sociale”.

“Është bërë qe një vit që ka ardhur kryeministër dhe nuk e kemi çoftë edhe një rresht në Facebook të ju drejtojë si thirrje qëndroni ose duroni edhe pak, ose pritni edhe pak sepse kam plan konkret që ta ndal rininë e Kosovës këtu. Ai gjithçka mund të ketë prezantuar për këta 12 muaj vetëm plan konkret për Qeverisje jo, vetëm menaxhim të mirëfilltë të vendit jo”.

Musliu thotë se kreu i ekzekutivit do të korr atë që ka mbjell, duke cituar edhe një fjalë të urtë popullore “populli ka thënë se çka të mbjellsh e korrë, dhe këtë e ka mbjell Kurti dhe do ta korrë frustrimin, dëshpërimin e shkatërrimin e vendit”.

“Të paktën kam prit edhe në prag të ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që kryeministri i vendit do të dalë me një deklaratë, me një apel me një thirrje të qytetarëve mos ta braktisin vendin. Populli ka thënë se çka të mbjellsh e korrë, dhe këtë e ka mbjell Kurti dhe do ta korrë frustrimin, dëshpërimin, shkatërrimin e vendit”.

Sipas saj, Kurti është mësuar në opozitë “me dal me thye, me djeg me shkrumbuar”.

“Është mësuar në opozitë me dal me thye, me djeg me shkrumbuar, pastaj me shkuar me qesh tek shtëpia se qy çka i bana shtetit sot po ballafaqohet me praktikat që ai vet i ka instaluar në këtë vend”.

Ajo shton se të gjitha produktet bazë janë shtrenjtuar, duke shtuar se edhe me këtë çështje janë tall anëtarë nga partia e kryeministrit, kur deputetja kishte parashtruar pyetje në Kuvend, raporton EO.

“Kur jemi tek shtrenjtimi i shportës së konsumatorit ose gjërave ushqimore nëse ju e mbani mend unë në prill të vitit të kaluar e kam ngritur si çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës madje u pata drejtuar direkt kryeministrit dhe e para pyet se a e dini sa kushton një kg bukë, një litër vaj, një litër qumësht e gjëra të tjera dhe patën filluar deputetët e VV-së të qeshin në sallë kur unë i drejtova këto pyetje. Unë qysh atëherë e kam paraparë tendencën për të pasur çmime të tilla”.

“Sot kemi një bukë 50 cent ndërsa kryeministri ka proklamuar se do të jetë 30 cent buka kur vije ai në pushtet. Sot kemi vajin gati 2 euro, kemi çdo artikull bazë që i duhet qytetarit për të jetuar më të shtrenjtë. Mos të flasim për shtrenjtimin e energjisë elektrike e gjana të tjera”.

Të ngjashme