Mustafa ofron përkrahje për kompanitë që eksportojnë shërbime

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 15:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi kompaninë e teknologjisë informative “3CIS”, ku u prit nga drejtori, Kujtim Tali me bashkëpunëtorë.

Mustafa, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministri Diasporës, Valon Murati, vizitoi ambientet e punës dhe bisedoi me drejtuesit dhe punëtorët e kësaj kompanie lidhur me punën, rezultatet e deritashme dhe projektet e tyre në të ardhmen.

Kryeministri vlerësoi lart sukseset e arritura nga kompania “3 CIS”, me theks të posaçëm në tregun ndërkombëtar, duke veçuar faktin që Kosova ka një firmë kaq të suksesshme dhe me renome botërore.

Kreu i Qeverisë, po ashtu, ofroi përkrahjen e Qeverisë për kompaninë e cila ka mbi 100 të rinj profesionistë të përsosur në punën e vet, të cilët kryejnë operime në mbarë globin.

“E gjitha puna e kompanisë “3CIS” është punë e eksportit, të gjitha shërbimet eksportohen në botën e jashtme dhe gjitha ato janë të themi eksporte të pastra. Është firmë e cila ka treguar rezultatet më të mira në këtë fushë. Unë kam ardhur sot që t’ju shpreh respektin e Qeverisë për punën shumë të mirë dhe shumë të suksesshme që kanë bërë, t’ju shpreh po ashtu përkrahjen për të gjitha kërkesat e tyre dhe problemet e tyre me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen në mënyrë që ato t’i tejkalojnë”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa, vlerësoi faktin se në këtë rast bëhet fjalë për një firmë e cila punon me fitime dhe e cila ka rezultat të shkëlqyeshëm financiar.

“Por, para së gjithash është firmë e cila punon në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit, për të cilën ne kemi thënë se kemi shumë të rinj të interesuar dhe jemi një vend potencial me një popullatë të moshës së re të orientuar në këtë fushë, e cila mund të marrë përvojat dhe shembullin më të mirë në këtë kompani ku jemi sot”, tha Mustafa.

Nga ana e tij, drejtori Kujtim Tali e falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrat Bajrami e Murati për vizitën që i bënë kompanisë “3 CIS”, duke e njoftuar me proceset e punës dhe projekte e tyre në të ardhmen.

Kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për kompanitë që eksportojnë dhe ofrojnë shërbime jashtë vendit

Kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për kompanitë që eksportojnë dhe ofrojnë shërbime jashtë vendit

Kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për kompanitë që eksportojnë dhe ofrojnë shërbime jashtë vendit

Të ngjashme