Mustafa iu uron Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Kosovë

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:42 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Mustafa ka uruar që kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.

Urimet më të përzemërta, kryetari Mustafa i ka përcjellur edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme