​340 nxënës në Shtime iu nënshtruan Testit të Maturës

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe të Shkollës së Mesme Profesionale në Shtime, sot iu nënshtruan Testit të Maturës Shtetërore.

Sivjet njohuritë e tyre i kanë testuar 340 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII) të arsimit të mesëm të lartë.

Për shkak të situatës pandemike, nxënësit janë ndarë në tri qendra të testimit: Qendra nr.1, në Gjimnazin “Naim Frashëri”, Qendra nr. 2, në ShMU “Emin Duraku” dhe Qendra nr. 3, në ShMP.

Procesin nga afër e përcolli drejtoresha e DKA-së, Agime Hasani – Roshaj, e cila i vizitoi tri qendrat e testimit.

Me këtë rast, drejtoresha Roshaj bëri të ditur se i gjithë ky proces ka shkuar shumë mirë, pa asnjë vërejtje nga zyrtarët e MASHTI-së dhe administratorëve të testit.

Ajo po ashtu ju uroi suksese të gjithë maturantëve në Testin e Maturës dhe në studimet e mëtutjeshme.

Edhe sivjet, Testin e Maturës në Shtime e vëzhguan përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara nga Ferizaj. Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme