19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar edhe 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.

Të ngjashme