22 raste me COVID-19 për 24 orë në Shqipëri

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, derisa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ky njoftim u bë e ditur përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e reja janë regjistruar 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, Kurbin dhe Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër e Dimal dhe me nga një rast në Kavajë, Vlorë dhe Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.875 raste pozitive, prej tyre 130.139 janë shëruar, 280 janë raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 2.456 pacientë.

Me konfirmimin e qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme