46 vjeçari nga Podujeva që vdiq në aksident ishte në autobus së bashku me gruan dhe djemtë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e 10 viktimave që vdiqën si pasojë e aksidentit në Kroaci gjatë së diels, është edhe një 46 vjeçar nga komuna e Podujevës.

Dhëndri i të ndjerit, Fatmir Halimi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se Sevdail Rrustemi ishte së bashku me familjen e tij, pra me gruan dhe dy djemtë e tij,  të cilët i shpëtuan aksidentit, njofton Klankosova.tv.

“Pasi motra dhe dy djemte e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndrri ynë Sevdail Rrustemi , ku lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë”, ka shkruar ai.

Deri më tani nga ky aksident janë konfirmuar vdekjet e 10 personave, teksa rreth 40 të tjerë raportohet që kanë marrë lëndime trupore.

Të ngjashme