55 raste të reja dhe 4 të vdekur, Ramadani: Kemi rënie të dukshme

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 15:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Naser Ramadani  ka thënë se situata në vend po shkon drejt përmirësimit. Ai ka bërë publike rastet për 24 orët e fundit.

“Është lajm i mirë se kemi rënie të dukshme të situatës në vend .Sot kemi pesëfishin më të vogël të regjistruar. Gjatë 24 orëve janë testuar 574 persona, 55 pozitive, janë raportuar 4 vdekje, dhe janë shëruar 150 pacientë”, tha ai, raporton Ekonomia Online

Ndërsa, Valbon Krasniqi U.D i ShSKUK-së ka thënë se janë duke u trajtuar 319 persona me Covid, 200 janë me oksigjenterapi dhe 26 në gjendje të rëndë.

“Rënia e rasteve është reflektuar edhe me numrin më të vogël  të pacienteve , 319 janë duke u trajtuar në klinikat ku 200 janë me oksigjeno terapi dhe 26 janë në gjendje të rëndë. Brenda javës do ta analizojmë mbylljen e spitalit të Vushtrrisë për Covid, pacientët të zhvendosen në Prishtinë”, tha ai.

Të ngjashme