600 raste të dhunës në familje për katër muaj, ekspertët kërkojnë masa të menjëhershme

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 08:15 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga janari deri në fund të muajit prill në Policinë e Kosovës janë raportuar 600 raste të dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online ka bërë të ditur se veç në muajin prill janë paraqitur 206 raste të dhunës.

“Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, ku vetëm në  vitin 2021 në nivel vendi në muajin janar janë 169 raste, muajin shkurt 148, mars 168 ndërsa në muajin prill 206 raste”, deklaron policia.

Tutje në përgjigje thuhet se qasja e Policisë ndaj këtyre rasteve ka bërë që ato të raportohen më shpesh, ku vetëm gjatë vitit 2020 janë raportuar 2 069 raste, shumë raste më shumë krahasuar me vitet e kaluara.

“Qasja e tillë e policisë karshi rasteve të dhunës në familje, vetëdijësimi për dhunën në njërën anë dhe trajtimi i rasteve më seriozitet ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, psh. në vitin 2017 janë raportuar 1 269 raste, në vitin 2018 janë raportuar 1 541 raste, në vitin 2019 janë raportuar 1 915 raste dhe në vitin 2020 janë raportuar 2 069 raste”.

Përderisa ekspertët shprehen të shqetësuar nga kjo dukuri, e që sipas tyre institucionet duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Sociologu Ferdi Kamberi në një intervistë për Ekonomia Online thotë se dhuna në familje ndikon në personalitetin e fëmijev, dhe nga kjo ata rriten në ambiente të dhunës, e që pasojat i shohim më pastaj.

“Dhuna në familje  ndikon edhe në personalitetin e fëmijëve  dhe në këtë segment ata do të edukohen do të rriten në ambiente të dhunshme në të cilat mund të kenë pasoja dhe si shoqëri do të kemi probleme. Nëse nuk merren masa parandaluese padyshim që atëherë gjëra të tilla do të mund të marrin edhe konotacione negative dhe pastaj kjo mund të paraqes edhe probleme të mëdha për shoqërinë kosovare”, tha Kamberi.

Kamberi thekson se për komunitetin e sociologëve, por edhe për shoqërinë në përgjithësi është një fenomen shqetësues që sjell një situatë të vështirë.

“Padyshim që ky fenomen është shqetësues jo vetëm për neve si komunitet i sociologëve, por në përgjithësi për shoqërinë sepse një shoqëri e cila rritet dhe zhvillohet me dhunë padyshim që më pas do të gjendet në një situatë të vështirë”, theksoi tutje ai.

Ndër faktorët kryesorë ai thotë se është faktori socio-ekonomik, përdorimi i alkoolit, substancave narkotike dhe mosmarrëveshjet e ndryshme.

“Mendoj që ka shumë faktorë, janë faktorët socio-ekonomik, janë faktorët idvidikual përfshirë përdorimin e alkoolit, substancave  narkotike dhe padyshim që janë edhe mosmarrëveshjet e ndryshme  të cilat prodhojnë situata konfliktueze dhe mosmenaxhimi adekutat i konfliktit brenda për brenda familjeve për pasojë prodhon edhe dhunën e cila shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme”.

Sipas sociologut Kamberi institucionet duhet të punojnë më shumë në gjithëpërfshirje sa i përket kësaj teme.

“Sa i përket asaj që institucionet se cka janë duke bërë ka një rritje të progresit në poltikita publike të lidhur me parandailin e dhunës, mirëpo ende nevojitet një gjithëpërfshirje në këtë fushë për shkak se dhuan si një fenomen social nuk është vetmë cështje individuale por është cështje koletive dhe në këtë segment konsideroj që do të duhej dmth që fillimisht të raportohej dhuna si fenomon social pastaj të ketë një rritje apo fuqizim të kapaciteteve dhe tek Qendrat për Punës Sociale”.

Psikologu Rron Kastrati tha se dhuna në familje ka marrë hov të madh e që shfaq pastaj probleme nga më të ndryshmet, duke nxitur konflikte dhe destabiliim të gjendjes së shoqërisë, raporton Ekonomia Online.

“Në cilësinë e psikologut mendoj që dhuna në familje përbën një sërë problemesh me një mori faktorësh që pastaj ndikojnë në shfaqjen e dhunës në familje pasi që kjo nënkupton cenim të drejtëpërdrejtë të integritetit të mirëqenies fizike, sociale, ekonomike e psikologjike. Dhuna në familjë ka marrë një hov të madh në shfaqjen e disa problemeve brenda familjes, si në krijimin e konflikteve dhe faktorëve të ndryshëm që pastaj destabilizojnë edhe gjendjen e shoqërisë dhe shëndetin publik”, tha Kastrati.

Tutje ai tha se institucionet duhet të jenë të fokusuar në parandalimin e kësaj dukurie dhe për të krijuar një stabilitet në shoqëri, sepse problemet nga dhuna në familje sjellin pasoja të mëdha.

“Institucionet tashmë janë të fokusuar përmes direktivave që ta prandalojnë këtë dukuri, dhe që pastaj edhe problemet aktuale të krijojnë një stabilitet në shoqëri. Problemet më të shpeshta që dhuna në familje i shkakton dukshëm është probleme me gjumin, me stomakun, dhimbje koke dhe të tjera, por që këtu përfshihen edhe faktorët e stresit”, theksoi tutje ai.

Ai shprehet optimist në parandalimin e kësaj dukuri në të ardhmen, duke besuar që institucionet të marrin masa të menjëhershme.

“Mundohem të jem optimistë në parandalimin e këtij fenomeni dhe e ardhmja e vendit tonë, po besoj që do të reformohet duke sjell progres të dukshëm në këtë dukuri që të bshkrendohen të gjitha përgjegjësitë e vendit tonë, dhe shteti duhet të marrë masa të menjëhershme”, përfundoi Kastrati.

Lexo më shumë:

Të ngjashme