AAK për vizitë te myftiu Tërnava – Isufi: Të zhvillohemi si vend dhe të solidarizohemi të gjithë

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës,  ku është organizuar pritje përurimi, raporton Ekonomia Online.

Zyrtarët e AAK-së  janë pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me këtë rast Ahmet Isufi nga kjo parti tha se kjo festë është e një rëndësie të madhe dhe që të gjithë duhet solidarizuar.

“Sot ishim në Bashkësinë Islame për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, që të zhvillohem si vend dhe të solidarizohemi të gjithë jo është një festë shumë e madhe andaj urimet më të mira”, tha Isufi.

Myftiu Tërnava,  gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.

Të ngjashme