Abazoviq i dërgon telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Malit të zi Dritan Abazoviq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës për vdekjen e 10 persona në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë ku u aksidentua një autobus i cili po vinte nga Franfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në telegramin e ngushëllimit Abazoviq tha se Qeveria e Malit të zi e ka pranuar me keqardhje lajmin.

“Ne morëm me keqardhje lajmin për aksidentin tragjik trafiku që ndodhi në Kroaci, ku dhjetë nga shtetasit tuaj u vranë dhe dyzet e katër u plagosën. Ne bashkëndiejmë me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Telegrami është dërguar në adresë të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dje më datë 26 korrik.

Numri dy i ekzekutivit malazez theksoi se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për rastin, njofton Qeveria e Malit të zi

Të ngjashme