Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lutet për sa më pak viktima në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Kroaci, në të cilin humbën jetën dhjetë persona e u lënduan dhjetëra të tjerë.

“Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka falënderuar autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, ministrin e Brendshëm kroat e atë të Shëndetësisë, të cilët sipas tij, me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.

Ai po ashtu është shprehur se me mendje e me zemër është me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Të ngjashme