Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesi i një veture ka ndërruar jetë pak minuta më parë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, pasi është përplasur me një autobus.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:22. “Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Në automjet udhëtonin babë e bir. Shoferi ka ndërruar jetë, ndërsa djali ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme