Aksident me fatalitet në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar Avni Zajiti zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahit i cili njoftoi se nga ky aksident mbetën të lënduar katër persona.

“Gjatë natës rreth orës 01:30, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor rruga e “Ulqinit” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar. Më vonë nga QKUK është rapotruar se ka vdekur e aksidentuara femër rreth 71 vjeçare” u shpreh ai.

Tutje ai njofton se në cilësi të të dyshuarit si shkaktar i aksidententit një personi i është caktuar masa e ndalimit policor.

Të ngjashme