Aksident trafiku në Bellopojë të Istogut, 4 të lënduar

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Istogut, raporton Gazeta Express.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se rreth orës 12:30 janë informuar për aksidentin e shkaktuar në fshatin Bellopojë dhe se nga ky aksident 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Të ngjashme