Aksidenti në Kroaci, Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të shpallë së shpejti ditë zie në Kosovë, për shkak të tragjedisë në Kroaci, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë, kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes në një përgjigje për Ekonomia Online tha se së shpejti presidentja pritet të dalë me ditën e saktë se kur do të jetë ditë zie.

“Presidentja Osmani do të shpallë dite zie. Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë Kupina.

Të ngjashme