Albin Kurti: Qeveria do ta mbështes së pari lulëzimin e ushtrisë së vet

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar të gjithë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Ditën e Forcës”.

Kurti në fjalimin e tij tha ushtarët e republikës tonë janë ushtarët e një populli historik.

 “Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë tonë. Kombi ynë është i madh, është  një komb i lavdishëm dhe me histori”

 “ Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.

 Ai tha se çdo shtet e ka kusht të domosdoshëm ndërtimin e ushtrisë së vet.

 “Por për të qenë shtet modern dhe I virtytshëm, ai duhet ta sheh tërësinë e ushtarit të vet sepse tërësinë e asaj që ne e ndërtojmë në jetët tona, në çdo funskion e rol në jetën tone,  krejt jetën punën dhe veprën tonë e mbron pikërisht ushtria”, u shpreh Kurti.

 “ Tashmë ju jeni ushtria e një shteti të këtij kombi andaj edhe qeveria do ta mbështes më së pari  lulëzimin e ushtrisë së vet”.

Kryeministri i vendit tha se ushtria jonë është e re por faktet të betejës mbulojnë shekuj.

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i uroi të gjithë ushtarët për këtë ditë.

Mehaj tha se historia jonë si vend e si komb themelet e saj i ka në përpjekje të sakrificave ndër breza për liri dhe pavarësi.

“Për ne sot ideal është zhvillimi i forcës, mbrojtja e shtetit e Republikës së Kosovës. Në këtë ditë ne jemi krenar me ushtrinë profesionale e cila po forcohet çdo ditë e më shumë në vizionin e synimit të qartë për të ardhmen e republikës. Kjo falë lidershipit dhe shërbimit me integritet të ushtarëve në secilën njësi”.

“Aspirata e popullit dhe vendit tonë realizohet plotësisht atë ditë kur të bëhemi anëtarë plotë të NATO-s”. Sot ne jemi krenar për uniformën e Ushtisë së Kosovës, ka filluar të shërbejë në misione ndërkombëtare krahë për krahë me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në të ardhmen edhe me aleatë të tjerë”, është shprehur tutje Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes në fjalimin e tij tha se ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja për misione të cilat na presin në të ardhmen së bashku me ushtritë e vendeve partnere të cilat na përkrahin e na ndihmojnë në vazhdimësi

Mehaj uroi të gjithë ushtarët e FSK për sakrificën e angazhimin e tyre.

“Duke ndjerë hapat e atyre që ranë në rrugëtimin e lirisë, duke bartë mbi supe përgjegjësinë dhe amanetet e tyre dhe duke pasur të qatë objektivën tonë si shtet, si komb, zotohem se do jem në shërbim të vendit tonë , kudo, kurdo dhe në çdo kohë si kërkohet si kërkohet për atdheun dhe vendin tonë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme